Dyshohet për keqpërdorim të mbi 100 mijë eurove në një çerdhe, arrestohet një person në Prishtinë

- Advertisement -

Dy persona janë intervistuar nga policia ku njëri nga ta është dërguar në mbajtje pas hetimeve në lidhje me dyshime për keqpërdorim të fondeve publike në një institucion parashkollor në Prishtinë.

- paragrafi 1 -

Sipas policisë, gjatë hetimeve janë siguruar prova që tregojnë përpilimin e listave fiktive të subvencioneve për fëmijë që nuk kanë ndjekur institucionin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare.

- Advertisement -

“Dyshimet përfshijnë gjithashtu tërheqje të parave në mënyrë të parregullt dhe blerje të pajisjeve elektronike pa justifikim të nevojave institucionale”.

“Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shumat e sakta të dëmit të shkaktuar që mund të arrijnë vlerën mbi 100 mijë euro”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, policia tha se mbeten të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimeve ekonomike, duke bashkëpunuar me institucionet e drejtësisë.