E hënë, 25 Nëntor, 2024

Dyshime për skandale në Universitetin e Pejës – hetimet po i kryejnë Krimet e Rënda

- Advertisement1-

Dyshime për diploma, nota, bursa e madje edhe pranim të një studenteje e bija e policit pejan, janë disa prej dyshimeve që janë denoncuar, në institucione të zbatimit të ligjit dhe të tjera, kundër drejtuesve të këtij institucioni. Një hetim tashmë ka nisur Departamenti i Krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore në këtë qytet.

Më 2 shkurt të këtij viti vet Ministrja e Arsimit, Arbëria Nagavci kishte marrë një vendim që lidhet me punën e Universitetit publik të Pejës, “Haxhi Zeka”. E nënshkroi vendimin për futjen për hapjen e sistemit për tu regjistruar disa muaj me vonesë në këtë universitet studentja M.Sh, e bija e hetuesit policor pejan, S.Sh.

- Advertisement -

Search for:
Hulumtime

Analiza

Dyshime për skandale në Universitetin e Pejës – hetimet po i kryejnë Krimet e Rënda
15:20 – Sot

Shpërndaje në
Dyshime për diploma, nota, bursa e madje edhe pranim të një studenteje e bija e policit pejan, janë disa prej dyshimeve që janë denoncuar, në institucione të zbatimit të ligjit dhe të tjera, kundër drejtuesve të këtij institucioni. Një hetim tashmë ka nisur Departamenti i Krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore në këtë qytet.

Gazeta Insajderi

Më 2 shkurt të këtij viti vet Ministrja e Arsimit, Arbëria Nagavci kishte marrë një vendim që lidhet me punën e Universitetit publik të Pejës, “Haxhi Zeka”. E nënshkroi vendimin për futjen për hapjen e sistemit për tu regjistruar disa muaj me vonesë në këtë universitet studentja M.Sh, e bija e hetuesit policor pejan, S.Sh.

- Advertisement -rrrrrrr

ADVERTISING

Sinjalizues të Insajderit dërguan në gazetë këtë vendim, derisa në një përgjigje Rektorit aktual i “Haxhi Zekës”, konfirmon se ky është, mesa ai është në dijeni, rasti i vetëm i hapjes së sistemit pas afatit për një student. Thotë që nuk e ka ditur as që është vajza e hetuesit.

“Nën përgjegjësi morale e penale, pa e ditur se vajza e kujt është, dhe duke qenë në dijen së ky ishte rasti i vetëm që ka ndodhur lidhur me vonesat në futjen e studentëve në sistemin SMIAL të MASHT – it, me datën 26.10.2023, zyrtarisht ju kam drejtuar znj. Arbëria Nagavcit – Ministre në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që t’i mundësohet znj. M. regjistrimi me vonës në sistemin SMIAL dhe atë në tërësi në përputhje më dispozitat e Udhëzimit Administrativ nr. 13/2018. Me datën 02.02.2023 me vendimi nr. 0 1 B / 16 është lejuar që znj. M. Sh. të regjistrohet në sistemin SMIAL. Sipas informatave që kamë marrë gjatë tërë kohës deri sa ka ardhur vendimi Melisa i ka vijuar me rregull të gjithë mësimet dhe detyrime në fakultet meqë ka pritur edhe ajo vendimin e MASHT”, thuhet në një përgjigje të Armand Krasniqit, Rektor në Universitetin publik të Pejës.

I njëjti ka bërë ka thënë po ashtu se nuk e di nëse është nën hetime, por që në universitetin ku ai është shefi janë duke u zhvilluar hetime, për Insajderin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Pejës.

“Ky rast me t’u pranuar në Prokurorinë Themelore të Pejës, menjëherë i është ndarë prokurorit të shtetit për trajtim të mëtutjeshëm në departamentin e krimeve të rënda”, thuhet në përgjigjen e Shkodran Nikçit për Insajderin.

Nikçi i ka thënë Gazetës Insajderit se “Prokurori i shtetit ka lëshuar autorizime për Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve të caktuara hetimore”, por sipas tij, për shkak se janë në fazën fillestare të hetimit, për këtë rast atyre u duhet të jenë të rezervuar në ndarjen e informacioneve, dhe rrjedhimisht nuk ka treguar se kush është i dyshuar në këtë hetim dhe as për çfarë rasti.

Insajderi merr vesh se deri tash në institucione të zbatimit të ligjit dhe të tjera, janë bërë një seri denoncimesh kundër menaxhmentit të Universitetit publik të Pejës, dhe një prej tyre është edhe për nota të dyshimta të dhëna një familjarit të njërit nga drejtuesit kryesor të këtij universitetit.

Sinjalizuesit i kanë thënë gazetës po ashtu se edhe futja në sistem pas afatit e të bijës së hetuesit pejan, me miratimin e Ministres Nagavci, lidhet po me hetimet që janë duke u kryer në këtë universitet. Një gjë të tillë e mohojnë në Prokurori.

Edhe në Ministrinë e Arsimit kanë mohuar se kanë ndonjë dijeni për hetime.

“Nuk kemi asnjë informatë për ndonjë hetim ndaj Rektorit, prorektorit apo kujtdo tjetër në Universitetin “Haxhi Zeka”, në Pejë. Ministrja Nagavci nuk ka kontaktuar e as zhvilluar asnjë bisedë me prokurorin dhe askënd tjetër nga Prokuroria. Nxjerrja e vendimit për regjistrim në SMIAL është bërë në bazë të UA Nr.13/2018-SMIAL, pas kërkesës së Departamentit përkatës në MASHTI, i cili ka dërguar edhe kërkesën e Universitetit të Pejës”, i ka thënë Insajderit Edona Kutleshi-Maliqaj, këshilltare për media në Ministrinë e Arsimit.

Diploma të dyshimta e punësime familjarësh-për çka ishte denoncuar Universiteti i Pejës?

Insajderi mbi një vit më parë ka raportuar për një seri denoncimesh e shkresash që madje kishin përfunduar edhe në duar të krerëve të lartë të shteti e që ngisnin dyshime serioze për Universitetin publik të Pejës.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, patën pranuar një letër- denoncim me një numër ankesash që vijnë nga profesor e studentë të këtij institucioni publik, ku mes tjerash flitej për falsifikim diplomash e punësime familjare, e ku ishte përfshirë edhe kallëzim penal ndaj ish-rektorit Fadil Millaku.

Përveç studentëve, profesori universitar Kolë Krasniqi u është drejtuar edhe institucioneve më të larta të vendit me një denoncim duke renditur shqetësimet që sipas tij po e njollosin Universitetin publik të Pejës.

Në një prononcim për Gazetën Insjaderi, Krasniqi pati thënë se shkresat e tij, nuk janë proceduar për shkak të ndikimeve të grupeve të fuqishme që kanë ndikim në sistemin e drejtësisë e arsimit.

“Disa shkresa i kam dërguar, mirëpo për shkak të ndikimeve klanore dhe kriminale nuk janë proceduar dhe kështu në interes të grupeve dhe individëve te paditur dhe te paarsimuar është lejuar rrënimi i vlerave universitare prapa këtyre individëve qëndrojnë klane dhe grupe te fuqishme qe kane ndikim ne sistemin e drejtësisë dhe te arsimit” pati thënë ai.

Në shkresën që Krasniqi ka shkruar ka hidheshin dyshime edhe për disa diploma të falsifikuara.

“Rektor Millaku, për mësimdhënës te lendeve penale, në vend të Fatos Hazirit, me studime adekuate master dhe të doktoratës Universitetin e Prishtinës, njohës i dy gjuhëve te huaja, me përvojë të lartë akademike, me punime profesionale dhe te botuara ne revistat e indeksuara sipas udhëzimit administrativ të MASHT-it, me monografi te botuar sipas rregullores se UHZ-së dhe me raport pozitiv te komisionit vlerësues dhe te publikuar sipas ligjit ne uebfaqe te UHZ-së, e kishte punësuar Orhan Çekun, me studime master ne drejtimin financiar dhe me një doktoratë krejtësisht joadekuate te përfunduar ne Universitetin për Librari, Biznes dhe Teknologji Informative – që nuk ka asnjë barasvlerë me studimet juridike te asnjë vendi të Bashkimit Evropian e aq më tepër me studimet tona juridike – penale”, thuhet në shkresë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vdes profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj

Ka vdekur profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj. Njoftimin e ka dhënë gjimnazi "Kuvendi i...

SBASHK njofton nisjen e veprimeve sindikale: Protestojmë më 4 dhjetor – s’e përjashtojmë grevën

SBASHK ka njoftuar se kanë nisur me veprime sindikale, duke paralajmëruar protestë për 4...

Vdes mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri nga Prizreni

Ka vdekur mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri, nga Prizreni. Ajo edukoi breza të tërë,...

Nga Prishtina në Obiliq për të mësuar

Në Gjimnazin ‘’17 SHKURTI’’ në Obiliq po vijojnë mësimin nxënës edhe të kryeqytetit. Kjo...