Këtë vit, bazuar në Rregulloren Komunale, nr.02/2023, shkolla “Nonda Bulka”, në Mitrovicë bëri përzgjedhjen e mësimdhënëses së dalluar për vitin shkollor 2025/26.
Me shumicë votash, arsimtarja e Biologjisë, Dyrajete Zhubi u zgjodh mësimdhënëse e dalluar.
Shkolla në njoftim thotë se arsimtarja Dyrajete ka frymëzuar, ka mbjellë dashuri për dijen dhe ka ndikuar në formimin e shumë nxënësve me përkushtim, durim dhe zemër të madhe.
“Ky vlerësim është një falënderim i vogël për punën e madhe që ajo bën çdo ditë”, thuhet në njoftim.
