Prizreni po vazhdon të nxjerrë të rinj e të reja me sukses në fushën e arsimit.
Dy vajza nga ky qytet, Ahuela Sharri dhe Era Oseku, pas një viti përgatitjesh të vazhdueshme dhe me pikët e fituara në provimin pranues, janë pranuar këtë vit në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Me këtë arritje, Prizrenit i shtohet një stomatologe dhe një mjeke e ardhshme, të cilat me punë dhe përkushtim synojnë të kontribuojnë në shëndetin e qytetarëve.
Familja, miqtë dhe mësimdhënësit e tyre kanë shprehur krenari për këtë sukses, duke u uruar rrugëtim të mbarë në studimet universitare. /TVPrizreni