E diel, 23 Shkurt, 2025

Dy të mitur shkaktojnë 800 euro dëme në shkollën e fshatit Osek Hylë në Gjakovë

- Advertisement1-

Objektet e institucioneve të ndryshme, shpesh herë janë cak i keqbërësve të cilët përmes akteve vandale shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale. Kështu ka ndodhur dje edhe në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Isa Boletini’ në fshatin Osek Hylë në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se stafi i shkollës ka denoncuar rastin në organet e rendit, ku ka deklaruar se janë vërejtur dëmtime në pjesë të ndryshme të shkollës, vlera e të cilave shkon në rreth 800 euro.

- Advertisement -

Bazuar në dëshminë e tij, këtë veprim të shëmtuar e kanë kryer dy të mitur, të cilët nuk janë nxënës të shkollës.

Njëri i dyshuar është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në praninë e prindit dhe avokatit të tij mbrojtës, ndërsa i dyshuari tjetër është në kërkim policor.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’ dhe ‘Vjedhje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....