Për shkak të numrit të të infektuarve me coronavirus, shkollat e Mesme të Ulëta “Abdyl Frashëri” dhe “Gjin Gazuli” në Prishtinë kanë kaluar në mësim online, sipas skenarit C.
Këtë e ka bërë të ditur, drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala.
Në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se situatë e rënduar është edhe në shkollat tjera.
Ajo, ka lutur prindërit që të kenë kujdes të shtuar për fëmijët.
“Të nderuar nxënës, prindër, mësimdhënës dhe staf i shkollës, duke e pare rritjen e numrit të rasteve me ‘Covid-19’ ditëve të fundit në shkolla, kërkojmë nga ju që masat ‘Anti-covid-19’ të respektohen me përpikmëri sipas protokolit. Gjithashtu, i lusim prindërit që të kenë kujdes të shtuar për fëmijët e tyre jashtë objektit shkollor (vajtje – ardhje/ shkollë – shtëpi dhe anasjelltas),
Rrjedhimisht, nëse fëmijet janë me ndonjë prej simptomave (të njohura tashmë), te izolohen në shtepi dhe të njoftojnë përfaqësuesit e shkollës përkatëse dhe IKSHPK-në për testim.
Pra, vetëm me kujdes të shtuar në respektim të masave, mund të mbajmë shkollat hapur.
Sherim të lehtë dhe të shpejtë për të infektuarit dhe KUJDES të shtuar për të gjithë të tjeret në shkollë dhe jashtë saj”, ka shkruar Shala.