Dy shkolla në Podujevë u bëjnë thirrje prindërve t’i dërgojnë fëmijët në shkolla

- Advertisement5 -

Dy shkollat fillore “Naim Frashëri” dhe “Dëshmorët e Kombit” në Podujevë, u kanë bërë thirrje prindërve që t’i dërgojnë fëmijët të hënën në shkollë.

- paragrafi 1 -

Këto ftesa shkollat i kanë bërë përmes njoftimeve në Facebook.

- Advertisement - M1

Në të dy postimet, thuhet se vendimi i Qeverisë Kurti për ndarjen e 50 eurove shtesë ka krijuar rrethana të reja dhe se duhet që të minimizohen humbjet që ju shkaktohen fëmijëve nga greva.

“Duke e pasur parasysh gjendjen e krijuar në arsim dhe në konsultim me DKA-Podujevë ftojmë të gjithë prindërit që nga data 05.09.2022 (e hënë) t’i sjellin fëmijët e tyre në shkollë për t’u pajisur me tekstet shkollore të cilat do të ndahen në të gjitha shkollat dhe njëkohësisht të fillojë procesi mësimor. Vendimi i djeshëm i qeverisë ka krijuar rrethana të reja në të cilat duhet të reflektojmë të gjithë dhe të minimizojmë humbjet që shkaktohen nga greva për fëmijët tanë”, thuhet ndër tjerash në postim.

Shqip | English