Dy profesorë të UP-së, në top 2% të shkencëtarëve më të mirë në botë

- Advertisement -

Lista e 2% të shkencëtarëve më të cituar në botë për vitin 2024 përfshin për herë të parë edhe dy profesorë nga Universiteti i Prishtinës, Avni Berisha nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore dhe Besnik Krasniqi, nga Fakulteti Ekonomik, njofton Universiteti i Prishtinës.

- paragrafi 1 -

Universiteti “Stanford” ka publikuar së fundmi listën e 2% të shkencëtarëve më të cituar në disiplina të ndryshme.

- Advertisement -

Ky rangim konsiderohet si më prestigjiozi në botë.

Renditja e shkencëtarëve bëhet nga të dhënat bibliometrike të Scopusit.

UP-ja është institucioni pararojë e kërkimit shkencor në hapësirat shqipfolëse dhe me profil akademik të respektuar në rajon.

- Advertisement -

Kërkimi shkencor është prioritet dhe orientim strategjik i UP-së.

Kjo vërehet në numrin në ngritje të publikimeve shkencore, numrin e projekteve shkencore të financuara, si dhe në përmirësimin e pozitës në rangimet ndërkombëtare.