Dy pedagoge shqiptare pranohen si bashkëudhëheqëse doktorature në Austri

- Advertisement5 -

Dy pedagoge të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (UNISHK), Prof. As. Dr. Albana Boriçi dhe Prof. As. Dr. Bresena Kopliku, janë pranuar zyrtarisht si bashkëudhëheqëse të studimeve të Doktoratës në Austri 🇦🇹, duke shënuar një arritje të rëndësishme për stafin akademik dhe procesin e ndërkombëtarizimit të universitetit.

- paragrafi 1 -

Universiteti Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka njoftuar se ky bashkëpunim akademik me institucione të arsimit të lartë në Austri hap mundësi të reja për kërkim shkencor, shkëmbim eksperience dhe rritje të cilësisë së studimeve të ciklit të tretë, në dobi të pedagogëve dhe doktorantëve të UNISHK.

- Advertisement -

“Kujtojmë se, falë ndërmjetësimit të znj. Edona Bilali, ish-deputete dhe aktualisht Zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, një vit më parë u hapën dy programe doktorale në bashkëpunim me palën austriake, ku roli i saj ka qenë kyç në ndërtimin dhe forcimin e urave të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar 🌐”.

“Bashkëpunimi për këto programe doktorature ka hyrë tashmë në një fazë të re zhvillimi, duke forcuar pozicionin e UNISHK në hapësirën akademike europiane 🇪🇺.
👏 U urojmë suksese dy profesoreshave të nderuara, të cilat, së bashku me Zv. Rektoren Prof. Dr. Blerta Dragusha, po angazhohen për ta bërë këtë bashkëpunim sa më konkret dhe të prekshëm për doktorantët dhe stafin akademik të Universitetit të Shkodrës 💙🎓”, thuhet në njoftim. /AlbanainEducation.net/.