E diel, 23 Shkurt, 2025

Dy nxënës të shkollës fillore “Faik Konica” ushtrojnë dhunë seksuale ndaj një vajze të klasës së parë

- Advertisement1-

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur gjatë të martës së kaluar (11.05.2021), në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Në oborrin e kësaj shkolle disa nxënës të klasës së shtatë, ngacmojnë seksualisht një vajzë të po kësaj shkolle të klasës së parë.

- Advertisement -

Syri.net Kosova ka arritur të siguroj dhe videon, ku shihet që të miturit me vetëdije të plotë aktin e tyre, e xhirojnë dhe tallen me vajzën, e cila tenton të mbrohet.

Mirëpo, njëri nga djemtë e mban me forcë, e tjetri tenton t’ia fus në gojë organin gjenital.

Madje ata qeshin dhe xhiruesi (djali i tretë në këtë akt), i tregon që tashmë ka lëshuar videokamerën dhe po xhiron.

Syri Kosova përmes burimeve të saj merr vesh se për këtë rast është në dijeni edhe drejtoresha e shkollës, Jehona Oruqi.

Por kjo sipas burimeve, vetëm i ka qortuar nxënësit duke u thënë që nuk është dashur të shpërndahet kjo video.

(Për shkak të moshës së fëmijëve, të dhënat e tyre do mbahen sekret)

- Advertisement -rrrrrrr

Syri ka tentuar të marr një qëndrim nga ana e drejtoreshës Oruqi, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, ajo nuk i është përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve tona.

Përgjigje nuk kanë kthyer as policia.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...