Dy nxënës nga Vushtrria fitojnë medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM në Itali



nder titull

- Advertisement5 -

Dy nxënës të Innovation Academy, Engjëll Ibrahimi dhe Arnis Kasumi, kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM, e mbajtur këtë javë në Romë të Italisë.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të akademisë, dy të rinjtë përfaqësuan Kosovën në këtë garë prestigjioze, ku u përballën me nxënësit më të mirë nga dhjetëra shtete të botës. Me paraqitjen e tyre, ata siguruan dy medalje, duke sjellë një tjetër sukses për arsimin dhe talentin e të rinjve kosovarë.

- Advertisement - M1

Nga Innovation Academy u vlerësua se ky rezultat është dëshmi e talentit, përkushtimit dhe punës së vazhdueshme të nxënësve, të cilët përfaqësuan me dinjitet Kosovën dhe Vushtrrinë në arenën ndërkombëtare.

Akademia shprehu mirënjohje edhe për Infinit Center, për mbështetjen e dhënë gjatë këtij rrugëtimi, si dhe falënderoi mësimdhënësit dhe prindërit për kontributin e tyre në arritjen e këtij suksesi, duke uruar Engjëll Ibrahimin dhe Arnis Kasumin për rezultatin e shkëlqyer.

740788130 2316523495757467 4207449895914838096 n

Shqip | English