Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

- Advertisement -

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare të matematikës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shoqata e Matematikantëve të Gjilanit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se përfaqësuesit janë: Besnik Haziri dhe Vesa Xhymshiti.

- Advertisement -

“Besnik Haziri, nxënës i klasës së XI-të, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (IMO). Vesa Xhymshiti, nxënëse e klasës së VII-të, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Olimpiadën Europiane të Matematikës për Vajza (EGMO)”, thuhet në njoftim.