Dy motra të martuara në një familje në Tetovë viktima të aksidentit në Bullgari

- Advertisement -

Pesë nga 46 viktimat e aksidentit në Bullgari, janë nga Tetova, dy prej tyre janë motra, nga fshati Pirok.

- paragrafi 1 -

Dy motrat janë nga Gradeci dhe janë të martuara në një familje në Pirok. Viktimat janë të moshës 53 dhe 54-vjeçare.

- Advertisement -

Familjarët tashmë e kanë marrë lajmin e kobshëm për humbjen e të afërmeve.

RTV21 ka raportuar nga fshati Pirok, ku ka biseduar me familjarët e viktimave.

“Po presim të marrim informacione të sakta për trupin e tyre. Ende nuk e dimë kur do të arrijnë në vend”, kanë deklaruar familjarët.

- Advertisement -

Ndryshe, në aksidentin tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në Bullgari, kanë mbetur të vdekur 45 shqiptarë, ndërkaq kanë mbetur të lënduar 7 persona tjerë.