Dy motra nga Mitrovica bëhen Doktore të Shkencave Mjekësore

- Advertisement5 -

Komuniteti mjekësor është pasuruar sot me dy arritje të jashtëzakonshme akademike.

- paragrafi 1 -

Brenda vetëm dy ditësh, në Universitetin “Semmelweis” të Budapestit, dy motra nga Mitrovica mbrojtën me sukses tezat e tyre të doktoraturës.

- Advertisement - M1

​Dr. Fjolla Zhubi Bakija mbrojti doktoraturën në lëminë e Kardiologjisë, ndërsa Dr. Esra Zhubi në lëminë e Neurologjisë, duke shënuar kështu një kapitull të ri në karrierat e tyre profesionale.

​Ky sukses është vazhdimësi e një tradite të shkëlqyer familjare dhe profesionale.
Ato janë bijat e infektologes së njohur në Mitrovicë, Dr. Luljeta Buçinca-Zhubi.

​Arritjet e tyre në një nga universitetet më prestigjioze të mjekësisë në Evropë janë një krenari jo vetëm për familjen Zhubi, por për Kosovën dhe qytetin e Mitrovicës.

- Advertisement - m2

Ky është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit dhe shkencës që lartëson emrin e mjekësisë kosovare në arenën ndërkombëtare. /Marrë nga Mitropol