Dy motra binjake nga Ferizaj, Bleona dhe Blearta Ukshini, kanë kurorëzuar me sukses një prej rrugëtimit më të rëndësishëm të jetës së tyre – përfundimin e studimeve në Fakultetin e Mjekësisë, drejtimi Mjekësi e Përgjithshme, në Universitetin e Prishtinës, shkruan AlbanianEducation.net.
Me të njëjtin ritëm, përkushtim dhe vizion profesional, Bleona e Blearta kanë dëshmuar se suksesi nuk është rastësi, por rezultat i punës së palodhshme dhe vullnetit të fortë.
Rrugëtimi i tyre akademik është shembulli më i mirë se pasioni i sinqertë për profesionin fisnik të mjekut i bashkon njerëzit dhe i shtyn drejt arritjeve të mëdha.


Me diplomimin e tyre, Bleona dhe Blearta hapin një kapitull të ri, të mbushur me përgjegjësi profesionale dhe mundësi të reja. Historia e tyre është frymëzim për të rinjtë që synojnë rrugën e vështirë, por fisnike të mjekësisë.
Portali ynë u uron motrave Ukshini suksese të mëtejshme në karrierën e tyre si mjeke të ardhshme, me shpresën se përkushtimi i tyre do të vazhdojë të ndriçojë rrugën e shumë të tjerëve.