Dy mësuese në Prizren rrahën me njëra-tjetrën, njëra përfundon në spital

- Advertisement -

Institucionet arsimore supozohet të jenë vendet më të sigurta si për fëmijët që vijojnë mësimet, ashtu edhe për punojësit.

- paragrafi 1 -

Mosmarrëveshjet për çështje të ndryshme zakonisht zgjidhen me dialog, por kështu nuk ndodhi edhe në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Motrat Qiriazi’ në Prizren.

- Advertisement -

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy mësimdhënëse të kësaj shkolle janë përfshirë në një konflikt fizik, me ç’rast njëra nga to ka përfunduar në spital.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur mesditën e djeshme në zyrën e drejtorit të shkolles, ku pas një konflikti verbal, njëra arsimtare dyshohet ta ketë shtyrë kolegen e saj duke e rrëzuar në tokë.

Si pasojë e kësaj, 38-vjeçarja ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

- Advertisement -

Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë dëshmitë e personave të përfshirë në rast, përfshirë edhe drejtorit të shkollës, i cili u intervistua në cilësinë e dëshmitarit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Lëndim i lehtë trupor’.