Dy mësimdhënës dyshohen se e keqtrajtuan një nxënës 12-vjeçar në Malishevë

- Advertisement -

Sot një nxënës 12- vjeçar në Malishevë dyshohet se është rrahur dhe keqtrajtuar nga dy mësimdhënës.

- paragrafi 1 -

Rasti ka ndodhur në Shkollën Fillore, të Mesme dhe të Ulët “Salih Bytyqi” në fshatin Shkozë, të komunës së Malishevës.

- Advertisement -

Rastin në polici e ka lajmëruar prindi i viktimës.

Detaje për rastin ka dhënë zëdhënësi i PK-së në Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai për Sinjalin, ka thënë që prindi i viktimës ka deklaruar se përderisa fëmiu i tij po qëndronte në korridor të shkollës në katin e dytë, ishte keqtrajtuar dhe rrahur nga dy të dyshuarit mësimdhënës.

- Advertisement -

Gjurkaj ka thënë që nxënësi ka pësuar lëndime të lehta trupore në pjesën e fytyrës dhe mbrapa kokës, në pjesën e qafës. Viktima ka pranuar tajtim mjekësor në QKMF në Malishevë.

“Datë 08.10.2021, rreth orës 19:00 prindi i viktimës ka paraqitur në stacion policor se fëmiu i tij i moshës 12 vjeqare nxënës i klasës së VII-të në SH.F.M.U. ,, Sali Bytyqi” në fshatin Shkozë deri sa ishte duke qëndruar ne korridor të shkollës ne katin e dytë rreth orës 15:30, ishte keqtrajtuar dhe rrahur nga dy të dyshuarit mësimdhënës të kësaj shkolle duke i shkaktuar lëndime te lehta trupore ne pjesën e fytyrës dhe mbrapa kokës në pjesën e qafës, viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKMF Malishevë. Është siguruar prezenca e dy te dyshuarve nga te cilët janë marrë deklarata me shkrim dhe në konsultim me prokurorin kujdestar dy të dyshuarit ndalen ne ndalim policor prej 48 orësh“, ka thënë Gjurkaj.