“Dy fëmijëve (klasa dytë dhe pestë) ju blejta librat dhe materialet shkollore – të gjitha më kushtuan 128 euro”

- Advertisement -

Prindërit po ankohen se nuk ju kanë dalë paratë për librat për fëmijët e tyre dhe se po me 80 euro mund të blejnë veç librat por jo edhe materialet shkollore.

- paragrafi 1 -

Por, Berat Ganiqi, asamblist i Vetëvendosjes në Pejë ka thënë se për dy fëmijët e tij (në klasë të dytë dhe të pestë) ju ka blerë të gjitha librat si dhe me materialet shkollore i kanë kushtuar 128 euro, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Ai ka thënë pjesën e mbetur të shumës, vajzës ja bleva një çantë.

Postimi i tij:

Librat për klasën e dytë dhe të pestë për dy fëmijet, së bashku me 20 fletore, 8 lapësa dhe 4 goma me makinë të lapësit, më kushtuan 128 euro!

- Advertisement -

Pjesën e mbetur të shumës, vajzës ja bleva një çantë. Për dy fëmijët nga qeveria kam përfituar nga 80 euro për secilin ose shumën e përgjithëshme prej: 160 euro!

Pra me 160 euro, fëmijët kanë libra, fletore, lapësa, goma dhe makina.