Dy fëmijë amerikanë janë bërë viralë në rrjet pas fotove të tyre të publikuara në internet.
Ato shfaqen të veshur si çifti Barack dhe Michelle Obama, gjatë inaugurimit të Joe Biden si presidenti i SHBA-ve.
Rrjeti po zien me komentet se dy vogëlushët me emrat Ryleigh dhe Zayden duken si Obama-t në miniaturë.
Ryleigh me një pallto ngjyrë të kuqe me pothuaj të njëjtin stil dhe ngjyrë, pantallona të gjera dhe rrip në mes (sigurisht dhe maska), ndërsa Zayden si Obama i vogël, me kollarë ngjyrë blu, pallto të errët sipër, pantallona klasike të meshkujve dhe këpucë të zeza.
Fotot e dy vogëlushëve nuk i kanë shpëtuar as vetë ish zonjës së parë Michelle, e cila i ka postuar ato në Instagram e nga ku shkruan: Ryleigh & Zayden, ju goditët!
Fotot e Ryleigh & Zayden janë publikuar në faqen e Instagramit të Ryleigh Madison e cila ka mbi 2000 ndjekës dhe e ka etiketuar veten si modele. Me gjasë nëna e saj fshihet pas administrimit të faqes së vogëlushes.