E shtunë, 18 Janar, 2025

Dy fëmijë në Vushtrri e kanë ndërprerë mësimin pasi nuk kanë transport

- Advertisement1-

Dy fëmijë të fshatit të Gumnishtë të Vushtrrisë nuk e kanë nisur vitin e ri shkollor para një muaji sikurse bashkëmoshatarët e tyre, pasi komuna ua ka ndalur transportin që ua ka mundësuar për dy vjet. Shtëpia e tyre është rreth 15 kilometra larg shkollës dhe prindi i nxënësve thotë se nuk ka kushte financiare që vet t’i dërgojë në shkollë. Komuna thotë se ka ofruar një opsion tjetër pasi organizimi i transportit ka kosto të madhe, por ajo mundësi nuk i përshtatet familjes.

Çantat i kanë në krahë, por automjeti që i merrte zakonisht për t’i dërguar në shkollë nuk po vjen më.

- Advertisement -

Dy nxënësit që jetojnë në thellësi të fshatit Gumnishtë të Vushtrrisë, janë në klasën e tretë, por rastet që kanë mësuar në shkollë janë të rralla që nga 1 shtatori.

Prandaj, mësimet po i bëjnë në shtëpi. Dy vitet paraprake transportin ua kishte mundësuar Komuna e Vushtrrisë, por këtë e ka ndërprerë sivjet.

Babai i nxënësve, Selman Ismajli, po thotë që vet e ka të pamundur t’i dërgojë çdo ditë ata në shkollë.

“Sivjet janë dal në klasë të tretë, nuk është duke i bartë kërkush, unë kushtet nuk i kam me i bartë, mundësitë nuk i kam. Ti po e sheh edhe vet rrugën si e kanë lënë këndej, dy banorë jemi këtu, përmbi 10 anëtarë jemi” – ka thënë Selman Ismajli.

Ndërprerjen e transportit, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e arsyeton me koston e madhe. Ai thotë se kjo i ka detyruar që prindit t’i ofrojnë një zgjidhje tjetër.

“Unë i kam thënë prindit me dërgu një kërkesë edhe me i ndihmu me mjete sepse nuk po mundemi me kontraktu një operator sepse është kostoja tepër e madhe me çu atje, me ia bajtë fëmijët, e i kam thanë prindit nëse e merr t’i përsipër me i bartë, ne t’i mbulojmë shpenzimet e derivateve” – ka deklaruar kryetari Ferit Idrizi.

- Advertisement -rrrrrrr

Por, prindi Ismajli thotë se komuna po e neglizhon rastin e tij.

“Jam kanë në komunë, te kryetari, m’ka thanë po po edhe si të dal kurgjo hiç, nuk më marrin parasysh. Jam kanë edhe tek drejtori i shkollave që është, edhe te ai dy-tre herë, ma kanë marrë numrin e telefonit, as nuk më kanë thirrë as sen të Zotit” – ka përfunduar Selman Ismajli.

Rruga që të çon tek lagjja e fshatit ku jetojnë dy nxënësit është mjaft e vështirë, ndërsa nga atje, shkolla “Anton Zako Çajupi” është larg rreth 15 kilometra./ Dukagjini

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren mban mbledhje: Suksesi në gjysmëvjetorin e parë ishte me notë mesatare 4.03

Shkolla "Mustafa Bakiu", në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve nën kryesimin...

Psikologia e shkollës “Dy Dëshmorët” në Sheremet të Gjakovës mban seancë grupore me nxënësit e klasës 8-të

Shkolla "Dy Dëshmorët" në fshatin Sheremet të Gjakovës ka njoftuar se psikologia e shkollës...