Lindja cezariane është një metodë tjetër e lindjes, e cila po praktikohet shumë shpesh në gjithë botën.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 18.5 milionë lindje cezariane po kryhen çdo vit në gjithë botën shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi nga Australia ka zbuluar se ekzistojnë dy arsyje kryesore për lindjen cezariane.
Nga të dhënat e 100 mijë grave, studiuesit konkluan se arsyjet kryesore të përzgjedhjes së lindjes cezariane ishin:
-Rrahjet jonormale të fetusit (shtimi i oksitocinës, analgjezia epidurale)
-Kontraktime joadekuate (stresi i fetusit, shtimi i oksitocinës)
Nga ky studim, studiuesit rekomanduan që grave t’ju sigurohen informacione të qarta, të bazuara në prova rreth induksionit për t’u siguruar që ato të marrin vendime para se të pranojnë secilën ndërhyrje.