Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, njihet edhe me kampusin me infrastrukturë të kompletuar.
Ky institucion ka objektin më modern dhe më të kompletuar, pasi ka vetëm pak kohë që është funksionalizuar.
Mirëpo studentët që vijojnë mësimet në këtë institucion të edukimit nuk po kanë fare nxemje.
Studentët i kanë thënë Jepi zë, se janë duke mbajtur mësim pa nxemje që nga e hëna, ndërsa për këtë problem ata janë ankuar mirëpo nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Të njejtit tregojnë se janë të shumëta rastet kur studentët janë sëmurë si pasojë e të ftohtit në Universitet.