E diel, 19 Janar, 2025

Dukagjin Pupovci: Rritja e pagave do të duhej të ndikonte në motivimin e mësimdhënësve, por nuk ndikon

- Advertisement1-

Dukagjin Pupovci, ekspert i arsimit, dhe ish zëvendësministër i Arsimit ka folur për Ligjin e ri të Pagave.

Ai ka thënë se vlera e koeficientit 105 euro nuk është ajo që e ka pritur.

- Advertisement -

“Unë kam menduar që do të jetë një koeficient më i lartë në kohën që kemi punuar në Ligjin e Pagave”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar tutuje se rritja e pagave të mësimdhënësve do të duhej kjo të ndikonte në motivim për rezultate më të mira në arsim.

Ai thotë se rritja e pagave do të duhej të ndikonte në motivim, por sipas tij kjo nuk ndikon.

“Rritja e pagave do të duhej të  ndikonte në motivimin e njerëzve (mësimdhënësve), do të duhej të ndikonte, por automatikisht nuk ndikon”, ka thënë ai në emisionin Konfront të KTV-së, shkruan Albanian Education.

Ai ka thënë se duhet të vendoset edhe sistemi i përgjegjësisë dhe llogaridhënies në shkolla.

“Duhet me u shoqëru edhe me një sistem të vendosjes së përgjegjësisë dhe llogaridhënies në shkolla, edhe sisteme të sanksionimit aty ku ka nevojë, edhe menaxhimi i mesëm edhe faktorët e tjerë”, ka thënë Pupovci. /Albanian Education/

- Advertisement -rrrrrrr

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...