E hënë, 24 Shkurt, 2025

Dukagjin Pupovci: Greva në arsim një nga arsyet e largimit tim nga pozita e zv.ministrit

- Advertisement1-

Dukagjin Pupovci, ekspert i arsimit, ka thënë se sa ka qenë zëvendësministër i Arsimit ka parë se ka pasur gjëra që nuk ka mundur t’i shtyjë përpara për sistemin e arsimit.

“Kam vërejtur se shumë gjëra në nivelin politik është shumë vështirë të shtyhen, nganjëherë për shkaqe objektive sepse nuk mund të zhvillohen politika të duhura brenda një periudhe kohore në mungesë të kapaciteteve njerëzore ose mungon bashkëpunimi mes pushteti qendror dhe lokal”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Pupovci në “Konfront” ka treguar pse dorëheqjen e tij nga pozita e zëvendësministrit. Ka thënë se ka pasur të bëjë pak edhe me atë që nuk ka mundur të bëjë disa ndryshime që i ka konsideruar.

Ai ka veçuar grevën në arsim si arsye që ka ndikuar te tërheqja e tij, duke thënë se mobilizimi i pushteteve lokale pro grevistëve nuk ka qenë pozitive.

“Ka qenë tërheqje e planifikuar, personale. Thjesht nuk ka qenë tërheqje për ndonjë pakënaqësi, por ndoshta thjesht për shkak se janë shpenzuar disa mundësi që unë kam konsideruar për ndryshimin e sistemit të arsimit”.

“Te unë posaçërisht ka ndikuar ajo periudha e grevës që është vërejtur një mobilizim që nuk mund të quhet shumë pozitiv sidomos nga ana e pushteteve lokale që në një mënyrë mbështesnin grevën për shkaqe politike, pastaj ka qenë ai rasti që më ka habitur, qëndrimi i Këshillit të Prindërve. Pastaj periudhat e mëvonshme që kanë sjellë moszëvendsimin të shtunave”.

Pupovci ka deklaruar se pushtetet lokale e sabotojnë Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit duke i mbështetur sindikatat.

“Në të shumtën e rasteve po. Ka pasur mbështetje të hapura ndaj procesit të grevës nga ana e pushteteve lokale dhe aty u pa ai problemi i sundimit të ligjit në Kosovë”.

- Advertisement -rrrrrrr

/KOHA/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...