E premte, 20 Shtator, 2024

Dukagjin Pupovci dhe Edona Bërydna – dy zv.ministrat që u larguan nga ministrja Nagavci

- Advertisement1-

Nga marrja e pozitës së ministres së arsimit, Arbërie Nagvavcit, i janë larguar dy bashkëpunëtorët e saj më të afërt, Duakgjin Pupovci dhe Edona Bërdyna, të cilëve ju kishte besuar pozitën e zv.ministrit/es, shkruan AlbanianEducation.net.

I pari që kishte ‘braktisur’ Nagavcin ishte Pupovci. Ai në muajin nëntor të vitit të kaluar ishte larguar nga pozita e zv.minsitrit të Arsimit, duke thënë se deri te vendimi ka ardh ‘për arsye personale’.

- Advertisement -

Nagavci më 24 nëntor kishte deklaruar se: “ (Pupovci) Për arsye personale shëndetësore ka kërkuar që me qenë në pozitë deri në fund të këtij viti….Dorëheqje nuk ka dorëzuar”, u shpreh ajo.

Por në muajin mars, Pupovci kishte dhënë një arsye pse kishte lënë pozitën e zv.ministrit të Arsimit.

Pupovci në emisionin “Konfront” të KTV-së më 8 mars kishte thënë se dorëheqja e tij ka pasur të bëjë pak edhe me atë që nuk ka mundur të bëjë disa ndryshime që i ka konsideruar, shkruan AlbanianEducation.net.

Ai ka veçuar grevën në arsim si arsye që ka ndikuar te tërheqja e tij, duke thënë se mobilizimi i pushteteve lokale pro grevistëve nuk ka qenë pozitive.

“Ka qenë tërheqje e planifikuar, personale. Thjesht nuk ka qenë tërheqje për ndonjë pakënaqësi, por ndoshta thjesht për shkak se janë shpenzuar disa mundësi që unë kam konsideruar për ndryshimin e sistemit të arsimit”, kishte deklaruar ai.

“Te unë posaçërisht ka ndikuar ajo periudha e grevës që është vërejtur një mobilizim që nuk mund të quhet shumë pozitiv sidomos nga ana e pushteteve lokale që në një mënyrë mbështesnin grevën për shkaqe politike, pastaj ka qenë ai rasti që më ka habitur, qëndrimi i Këshillit të Prindërve. Pastaj periudhat e mëvonshme që kanë sjellë moszëvendsimin të shtunave”, kishte thënë ai.

- Advertisement -rrrrrrr

Dorëheqja e Bërdynajt

Nagavci këtë vit, saktësisht më 1 gusht, u ballafaqua edhe me një dorëheqje, ku e ‘la’ zv.ministrja Edona Maloku Bërdyna.

Ajo ka bërë të ditur se për shkaqe subjektive e ka të pamundur angazhimin në këtë detyrë, dhe për këtë sipas saj, i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Albin Kurti.

Ajo ka thënë se tani do t’i përkushtohet punës akademike.

“Ju njoftoj se dje, më 31 korrik 2023, kam përmbyllur rrugëtimin tim si Zëvendësministre për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion në Qeverinë e Kosovës. Për shkaqe subjektive, e kam të pamundur të vazhdoj më tej angazhimin tim në këtë detyrë dhe rrjedhimisht, i kam dorëzuar dorëheqjen time Kryeministrit Kurti”, ka thënë ajo.

“Në Qeverinë e Kosovës kam punuar me përkushtimin maksimal personal e profesional. Jam krenare sidomos për kontributin e dhënë në zhvillimin e fëmijërisë së hershme, rritjen e përfshirjes së vajzave/grave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë e matematikës (STEM), avancimin e gjithëpërfshirjes në arsim, zhvillimin e shkencës e inovacionit dhe urëzimin e bashkëpunimeve rajonale e ndërkombëtare”.

“U jam thellësisht mirënjohëse kolegëve me të cilët kam ndarë sukseset e sfidat në këtë rrugëtim të përbashkët. Për mua, ka qenë nder i jashtëzakonshëm dhe privilegj jetësor t’i shërbej vendit tim. Tani po i kthehem punës sime akademike, për të vazhduar aty kontributin tim në arsim e në shkencë”, ka thënë ajo, shkruan AlbanianEducation.net.

Edhe pse kanë kaluar një javë kur Bërdyna u largua nga pozita e zv.ministres së Arsimit, ende asnjë reagim apo fjalë nuk ka thënë ministrja Nagavci.

Në vend të Pupovcit, zv.ministër u emërua Kelmendi

Pas largimit të Pupovcit, në pozitën e zv.ministrit të arsimit u emërua Taulant Kelmendi.

Kështu njoftoi Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Taulant Kelmendi, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kryeministri Kurti e uroi z. Kelmendi për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhej në njoftim.

Nagavci e lumtur me emërimin e Kelmendit

Ndërsa ministrja Arbërie Nagavci kishte thënë se ka kënaqësinë ta pret në kabinetin e saj Kelmendin, ndërsa ka shkruar dhe për biografinë e tij.

Postimi i Nagavcit i bërë në Facebook më 9 maj:

Kam kënaqësinë të mirëpres në ekipin tim z. Taulant Kelmendi, i cili është emëruar sot Zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nga Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti.

Z. Taulant Kelmendi është specialist i shkencave kompjuterike dhe teknologjisë së informacionit, gjë që e bën atë bashkëpunëtor të rëndësisë kyçe në MASHTI në kuadër të punës sonë për dixhitalizimin e arsimit në Kosovë.

Z. Kelmendi gjithashtu ka përvojë të gjatë profesionale në projekte dhe trajnime vendore dhe ndërkombëtare të nivelit të lartë. Mes të tjerash, ai ka qenë inxhinier mbikëqyrës për përpunimin e të dhënave në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror të Kosovës, dhe është anëtar i Bordit Drejtues në Qendrën e Inovacionit “Nova”.

Po ashtu, ka përvojë në fushën e mësimdhënies si në arsimin parauniversitar, ashtu edhe në arsimin e lartë.

Përgatitja dhe përvoja e z. Kelmendi do të sjellë energji të re në MASHTI për realizimin e programit qeverisës drejt përmbushjes së objektivave madhore të Qeverisë së Kosovës, me fokus të veçantë tek pjesa e dixhitalizimit, që është fusha e ekspertizës së tij profesionale si dhe tema e studimeve të tij të doktoratës. /AlbanianEducation.net/. 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...