E enjte, 21 Nëntor, 2024

Duhet të reflektojmë nëse po “vrasim” apo jo fëmijët nga dashuria dhe padija? Nga Marsida Simo (Sociologe)

- Advertisement1-

Pridërimi është një proces i gjatë dhe i vështirë. Duhet jo vetëm dije, informacione, por edhe eksperiencë. Çdo ditë e jetës së fëmijës përbën një ngjarje e re ku të dy partnerët duhet të jenë gati. Ashtu si  nëna dhe babai njihen me ndjenja të mëdha të dashurisë, përkushtimit dhe mbrojtjes. 

Fëmija iu duket i brishtë dhe është gjithmonë në pritje të përkujdesit. Ditët kalojnë dhe vëmendja nuk shkëputet asnjëherë ndaj kësaj krijese që duket si projekt i cilësive më të mira të dy prindërve. Fatmirësisht kohët e fundit edhe baballarët po kujdesen më tepër në edukimin e fëmijëve.

- Advertisement -

Lodhja dhe pasioni ndërthuren së bashku, ku ajo që i jep forcë, është dashuria. Deri diku brenda vetes dihet që fëmija kur të rritet ndoshta dhe nuk do t’i dijë vlerat. Prindi nuk do presë asgjë mbrapsht, përveç arritjes së lumturisë së pasardhësit. Dekada më parë fëmija nuk gëzonte këto të drejta që ka sot. Ai shihej si krah pune dhe mbështetje e madhe për familjen. Vitet e fundit përgjegjësia e rritjes së fëmijës është shumëfishuar.

Muajt kalojnë dhe mezi pritet që vogëlushi të rritet edhe pak. Fillon dhe thurr ëndrra për të ardhmen. Tashmë dihet që kohët kanë ndryshuar dhe bashkë me to dhe kërkesat. Do doje që fëmija yt të ishte me i miri, i pari, më i zgjuari. Dëshiron për të lehtësira dhe jo pengesa që ty të është dashur t’i kalosh në fëmijërinë tënde. E përfytyron atë sikur është diçka unike, dikush që shoqëria nuk e kishte parë më parë.

Koha kalon dhe foshnja rritet dhe bëhet fëmijë. Belbëzimi bëhet fjalë dhe zvarritja kthehet në hapa. Dashuria bëhet aq e madhe sa duket sikur nuk do mundeni të donit më tepër se kaq. Por kjo dashuri ndonjëherë nuk mjafton!

Nga dëshira dhe dashuria e madhe, prindi pëpiqet t’ja plotësojë fëmijës të gjitha kërkesat. Të rritur dikur me shumë mangësi nuk do donin ta shihnin këtë gjë te të vegjlit e tyre. Në këtë mënyrë i japin mesazhin fëmijës që nuk ekzistojnë limitet.

Na ka qëlluar të shohim shpesh nëpër markete fëmijë 3-4 vjeçar që bërtasin dhe kapen fort pas këmbës së nënës apo babait. Ata nuk ndryshojnë sjellje deri sa të plotësohet dëshira e momentit. Duke qarë mund të kërkojnë ushqime të dëmshme për organizmin e tyre, mund të duan mjete të teknologjisë më të fundit dhe çfarë do tjetër që shohin. Por të vegjlit i kanë kërkesat shumë të shpeshta. Nëse mposhtemi nga këto situata, në këtë mënyrë krijojmë fëmijë që nuk dinë kufij dhe nuk e pranojnë mohimin.

Nga dashuria e madhe, por edhe padija, prindi mund të bëhet tolerant më tepër se sa duhet duke e keq edukuar fëmijën e tij. Pa rregulla, vogëlushi mund të gjendet kudo dhe duke bërë çfardo me këdo. Nga dashuria pa disiplinë do të dëgjojmë fëmijën tek thotë fjalë të pista apo fyese ndaj dikujt.

- Advertisement -rrrrrrr

Në këtë mënyrë rrisim individ devijant që nuk ka respekt për tjetrin. Po ashtu ka raste ku të voglit i mësohet me ngulm të jetë i fortë dhe të mos qajë, por brenda vetes e ndrydhin dhe e frustrojnë. Nga dashuria dhe egoizmi mund ta lënë fëmijën përherë fëmijë, ose e rrisin para kohe. Fëmijëve sigurisht që duhet t’i japim atë që kanë nevojë, por duhet t’i mësojmë edhe të falenderojnë. Sepse ne te rriturit e dimë mirë sa e rëndësishme është mirënjohja.

Nga mungesa e edukatës së mirëfilltë, fëmija nuk do dijë të bëhet i zoti për veten. Do jetë ai individ që të nesërmen do dojë të fitojë të ardhura me rrugën më të shkurtër apo që do lodhet duke punuar. Nga kjo dashuri pa disiplinë mund të ripërsërisim pakënaqësitë që sot kemi për jetën.

Është e njohur tashmë që gjatë sfidave të edukimit nuk është vetëm prindi që ka ndikim plotësisht në formimin e fëmijës, pasi janë edhe faktorët e tjerë të jashtëm si shoqëria, shkolla, media etj. Megjithatë pa diskutim që prindi ka mundësi t’i krijojë thelbin dhe t’i japë premisa drejt pozitivitetit. Ndaj duhet të reflektojmë pa qenë vonë dhe të pyesim veten nëse po “vrasim” apo jo fëmijët nga dashuria dhe padija?!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...