E enjte, 27 Shkurt, 2025

“Duam rritje dinjitoze të pagave”, proteston SBASHK në Prishtinë

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), po mban protestë sot në shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë.

Një prej kërkesave më të zëshme janë, ajo për rritje pagash dhe për nënshkrimin e kontratës kolektive.

- Advertisement -

“Duam rritje dinjitoze të pagave. Duam nënshkrimin e kontratës kolektive, Kur mungon dialogu, mungon edhe demokracia, mos na mohoni kontributin e viteve të nëntëdhjeta. Duam përmirësim të kushteve të punës”, thanë ndër të tjera ata.

SBASHK gjatë ditës së djeshme ka paralajmëruar se nëse Qeveria dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk reflektojnë mbi kërkesat e tyre, do të hyjë në grevë të përgjithshme.

Për këtë organizim sindikal të SBASHK-ut ka folur sot ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, që e ka lidhur me fushatë elektorale.

“Tendencat për bashkëpunim konstruktiv me SBASHK-un nuk kanë munguar asnjëherë. Agjendat që dalin jashtë asaj zyrtare publike nuk mund të flas”.

“I thash edhe z.Jashari dje se nuk është se nuk kam pritur veprime të tilla në kohë të fushatave, duke pritur se gjithmonë në kohë të fushatave, SBASHK-u ka pasur pozicionime të tilla që nuk i ndihmojnë as arsimit, as fëmijëve tonë”, tha Nagavci sot para mediave. /AlbanianEducation.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Florije Zogu zgjedhet mësimdhënësja e vitit në gjimnazin “Ahmet Gashi”

Florije Zogu nga Këshilli i Arsimtarëve është zgjedhu “Mësimdhënësja e vitit” në gjimnazin "Ahmet...

Para 128 vjetëve, u botua Abetarja e parë në gjuhën shqipe

Që në fillimet e lëvizjes për çlirim nga Turqia, çështja e alfabetit doli në...

Publikohet lista e Universiteteve më prestigjioze në botë, dominim tërësor amerikan në Top 30

Universitetet amerikane janë më të mirat dhe më prestigjiozet në botë. E thotë renditja e...

Albiona Shkodra, mësuese e përkushtuar që krijon një atmosferë të këndshme dhe bashkëpunuese

Albiona Shkodra, e lindur më 13.09.1975, ka filluar punën e saj më 01.04.2016 në...