E hënë, 24 Shkurt, 2025

“Dua të martohem me ty”, bie në pranga 37-vjeçari lushnjar, ngacmoi brenda shkollës 4 gjimnaziste

- Advertisement1-

Detaje të reja janë mësuar për ngjarjen e rëndë në Lushnjë, ku një 37-vjeçar ka ngacmuar seksualisht katër vajza brenda perimetrit të shkollës së tyre. Besmir Beqiri, banues në fshatin Rrapëz, ka rënë në prangat e policisë për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Sipas burimeve të gazetares Valbona Davidhi, denoncimi është bërë nga 15-vjeçaret te mësueset dhe psikologet e shkollës dhe më pas është denoncuar në polici.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për ngacmime që kanë shkuar deri te prekja me dorë në rrugë. Madje njërën prej vajzave e ka ndaluar në rrugë dhe i ka thënë se donte të martohej me të.

Njoftimi:

Ngacmoi seksualisht, brenda perimetrit të sigurisë të një gjimnazi, 4 nxënëse, vihet në pranga 37-vjeçari.

Në vijim të masave të ndërmarra për të parandaluar depërtimin e fenomeneve kriminale, në shkolla, si dhe i bashkëpunimit me të gjitha hallkat e zinxhirit të sigurisë në këto ambiente dhe përreth tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë janë njoftuar se 4 nxënëse të një gjimnazi (secila 15 vjeçe), janë ngacmuar seksualisht, nga i njëjti shtetas, brenda perimetrit të sigurisë të këtij institucioni.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin 37 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Policia e Shtetit është e vendosur për të zbatuar me rigorozitet masat e përcaktuara në Paketën për Sigurinë në shkolla, duke bashkëpunuar ngushtësisht me oficerët e sigurisë në shkolla, stafet pedagogjike, psikologët, punonjësit socialë dhe me qeveritë e nxënësve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...