Vajza e deputetes së PD Jorida Tabaku është bërë për herë të parë pjesë e një interviste.
Gjatë intervistës në Radarin Informativ në Abc, vajza e Tabakut ka ndërhyrë në mes të intervistës ku po fliste për inceneratorët, duke shkuar pranë deputetes teksa po qante. “Dua mamin” është dëgjuar të thoshte vajza.
Deputetja në pamundësi për të bërë diçka, ka vijuar ti përgjigjet pyetjes së gazetares Jonida Shehu ndërsa mbante të përqafuar vajzën.