E diel, 19 Janar, 2025

Dua Lipa promovuesja më e madhe e Kosovës, fjalimin në Këshillin Atlantik e nisi në gjuhën shqipe

- Advertisement1-

“Si themi në Kosovë, Mirëmbrëma”, kështu nisi fjalimin Dua Lipa në Këshillin Atlantik në SHBA, ku edhe u nderua me çmimin “Artiste e shquar e vitit 2021″.

Dua Lipa përpos që foli në gjuhën shqipe, në këtë takim të rëndësishëm foli edhe për Kosovën.

- Advertisement -

“A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova do të mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte dhimbjen e konfliktit? Me këtë vizion në mendje, unë e pranoj këtë çmim me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës”, tha ajo, shkruan KultPlus.

Në këtë ngjarje Lipa tutje deklaroi se Kosova ka vetëm 13 vjet si shtet i pavarur. “Në rrugëtimin tonë të pavarësisë dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në gjenet tona”, ka thënë Dua Lipa./

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm i mirë: Grumbullohen në kohë rekord paratë për shërimin e 15 vjeçares nga Mitrovica

Dje u kërkuan para për mjekimin e 15 vjeçares Atika Pireva, nga Mitrovica Ndërsa, para...

As rrugë as shkollë, as punë: Ikën dhe banori i fundit nga ky fshat

Ndodhet vetem 40 minuta larg qytetit të Kukësit, por në 5 kilometrat e fundit...

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....