Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë ka publikuar një video ku shihen tekste shkollore me “dy çmime”, që janë të Librarisë Dukagjini.
Shala e ka quajtur “krim të organizuar në arsim”, ndërsa ka kërkuar nga Prokuroria Speciale të fillojë menjëherë hetimet për dyshimet e bazuara të krimit të organizuar, shkruan AlbanaianEducation.net.
Postimi i tij i plotë:
⛔️ “Krim i organizuar në arsim: Rritje artificiale e çmimeve të librave shkollorë”
Rritja artificiale e çmimeve të teksteve shkollore përbën një skandal të mirëfilltë financiar dhe një formë të pastër të krimit të organizuar ekonomik. Nga analiza e bërë, shihet qartë se prej 16 librave bazë, 6 prej tyre kanë pësuar rritje të pajustifikueshme të çmimit, duke krijuar barrë të padrejtë për prindërit dhe duke minuar efektin e subvencioneve të shtetit.
❗️Rast konkret për klaset e II-ta :
1. Edukata Muzikore – nga 3.5 € në 4.0 €
2. Edukata Fizike – nga 3.0 € në 4.0 €
3. Shkathtësitë për Jetën – nga 3.0 € në 4.0 €
4. Matematika A – nga 3.5 € në 4.0 €
5. Matematika B – nga 3.5 € në 4.0 €
6. Matematika – Teste Shkollore – nga 2.0 € në 3.0 €
Ky fenomen nuk është vetëm çështje administrative, por indikator i qartë i një monopoli të organizuar, ku një grup i caktuar përfiton në dëm të qytetarëve dhe sistemit arsimor.
📍Kërkes për veprim:
1. Prokuroria Speciale duhet të fillojë menjëherë hetimet për dyshimet e bazuara të krimit të organizuar.
2. Ministria e Arsimit dhe institucionet përkatëse të japin llogari për mekanizmin e përcaktimit të çmimeve.
3. Të ndërpritet urgjentisht praktika e rritjes së padrejtë të çmimeve, duke siguruar transparencë dhe konkurrencë të ndershme në treg.
P.S
Sasia e jep një fitim të jashtëzakonshem !