E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Driton Reshani: Fjalë të huaja, që mund të zëvendësohen me fjalët e gurrës shqipe

- Advertisement1-

Gjuhëtarët tanë thonë se gjuha jonë i ka të gjitha mundësitë reale dhe potenciale, kur njihet thellë e në gjerësi leksiku i saj, për të shprehur ngjyresat më të holla të mendimit. Këto aftësi i shohim që në gjuhën e thjeshtë të popullit e deri në gjuhën e ndërlikuar të shkencës e teknikës.

Kështu, për rënien e shiut në popull dëgjojmë një mori shprehjesh, si: po riston, po pikon, po rigon ku secila jep ngjyresa të holla të veçanta. Kjo do të thotë se në gjuhën tonë gjendet një pasuri e madhe fjalësh e kuptimesh, të cilat arrijnë të mbulojnë më së miri kuptimet e fjalëve të huaja.

- Advertisement -

Disa fjalë të huaja, që i përkasin leksikut aktiv:

Afirmoj- nuk përdoret këtu ndër ne me kuptimin që e kabarasvlerësja e saj shqipe pohoj, por me kuptimin e fjalës popullarizoj. E afirmoj dikë, në gjuhën e shkruar këtu në Kosovë, do të thotë e popullarizoj a e bëj të famshëm dikë.

Balancë – fjalë me prejardhje nga gjuhët neolatine. Është zëvendësuar me formimin shqip peshore, -ja.

Civilizim – kjo fjalë mund të zëvendësohet plotësisht me fjalën qytetërim.

Deciziv – kjo fjalë mund të zëvendësohet plotësisht me fjalën shqipe vendimtar.

Eksperiencë – kjo fjalë mund të zëvendësohet me fjalën shqipe përvojë.

- Advertisement -rrrrrrr

Fals – duhet të zëvendësohet me fjalën shqipe i rremë.

Gusto – në vend të saj mund të përdoret fjala shqipe shije.

Hezitoj – në vend të saj duhet të përdoret fjala shqipe ngurroj.

Inkasim – fjalë e huazuar nga frëngjishtja. Kjo fjalë mund të zëvendësohet me fjalën shqipe arkëtoj.

Kaldajë – fjalë e huazuar nga italishtja. Në vend të saj mund të përdoret fjala shqipe ngrohtore.

Moment – fjalë e huazuar nga italishtja. Në vend të saj mund të përdoret fjala shqipe çast.

Nishan – fjalë me prejardhje nga turqishtja. Në vend të saj mund të përdoret fjala shqipe shenjë.

Ofensivë – në vend të saj mund të përdoret fjala shqipe mësymje.

Progresiv – edhe kjo fjalë e huaj me burim latin, përdoret kryesisht në gjuhën librore. Mund të zëvendësohet, sipas rastit, me fjalën shqipe i përparuar e përparues. 

Rigoroz – fjalë e ligjërimit libror me prejardhje nga gjuha latine. Mbiemri rigoroz është i zëvendësueshëm, në shumicën e rasteve, me fjalën i rreptë.

Sedilje – fjalë me burim nga italishtja. Në vend të saj mund të përdoret fjala shqipe ndenjëse.

Tentativë – fjalë e huazuar nga gjuhët neolatine. Kjo fjalë mund të zëvendësohet me fjalën shqipe përpjekje.

Vatan – fjalë me prejardhje nga turqishtja. Duhet të përdoret fjala shqipe atdhe.

Kështu, duke bërë herrjen e vazhdueshme të shprehjeve, të kalkeve dhe të fjalëve të huaja të panevojshme, e ruajmë të paprekshme natyrën e gjuhës shqipe dhe origjinalitetin e saj.

Literatura e shfrytëzuar:

Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj, Prishtinë, 1989

Çështje të normës letrare, Prishtinë, 1980

© Portali Shkollor

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënëset Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj me punim të veçantë kushtuar Pavarësisë

Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj nxënëse të shkollës "Emin Duraku", në Prizren kanë realizuar...

Gjuha shqipe mësohet edhe në Kisamo të Greqisë

Nxënësit shqiptarë të Kisamo në Greqi tashmë kanë kursin plotësues për gjuhën shqipe “Frang...

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë – 10-vjeçari kinez i hakmerret babait

Një djalë 10-vjeçar, i qortuar nga i ati për moskryerjen e detyrave të shtëpisë,...