Ekonomisti Dritan Shano i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV u shpreh se shteti duhet të investojë në mësimdhënien, ndaj për rrjedhojë mësuesit e fillores duhet të jenë më të paguarit, pasi aty formohet një individ.
Ne nuk mund të konkurrojmë për kapital teknologji, e vetmja gjë që mund të bëjmë është të ndryshojmë mendjen. Ta ushqejmë, ta ujisim talentin, pasi talenti nuk rritet në pyll është në familje dhe në shkollë. A ka mundësi të flasim ku ndodh ngjarja, jo kur ndodh ngjarja. Ne duhet të merremi këtu, unë nuk e shoh që po ndodh.
Edhe sa vite pushtet do t’i duhet një force politike që të vijë me këto mend, të ndryshojë strukturën ekonomike në favor të aktiviteteve që i përkasin këtij shekulli dhe nxjerrin fitime. Zgjeroje bujqësinë sa të duash, sërish do të bien fitimet. Ty të duhet që të zgjerosh industri të tjera, industria e mendjes e të dhënave, janë ato që nxjerrin fitime.
Njerëzit ikin sepse marrëveshja e elitës politike është e dukshme. Vendet dallojnë nga lloji i marrëveshjes që kanë elitat. Nëse ka një lloj elite që unë do jem mirë por do të zhvillohet dhe vendi, njerëzit janë të lumtur. Unë do punoj për vendin, nëse del edhe për mua ku ma gjen, njerëzit janë akoma dhe më të lumtur. Në Shqipëri, është evidente janë të njëjtit njerëz 33 vite, të njëjtët biznesmenë dhe pronarë që janë pasuruar fort në kurriz të shqiptarëve. Që jo vetëm nuk gjejnë pasuri në këtë vend por as mundësi dhe thonë: “Me këtë bllok gur që më ke zënë t’i rrugën, unë nuk kam ndërmend ta shtyj më””, u shpreh ekonomisti. /dritare.net