Drita Thaqi dhe Melihate Plllana shpallen mësuese të dalluara në shkollën “Mihail Grameno”, në Fushë Kosovë

- Advertisement5 -

Mësimdhënëset Drita Thaqi dhe Melihate Plllana janë vlerësuar si mësuese të dalluara në shkollën “Mihail Grameno”, në Fushë Kosovë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Në kuadër të festimit të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, në ciklin 6–9, një ditë e veçantë që na kujton rëndësinë e dijes, përkushtimin dhe rolin e pazëvendësueshëm të mësuesve në edukimin e brezave të rinj, u organizuan aktivitete të ndryshme për të nderuar punën dhe kontributin e tyre të çmuar.

Pjesë e kësaj dite të rëndësishme ishte edhe ndarja e mirënjohjeve për mësuesit e dalluar të vitit, në shenjë falënderimi për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e tyre të palodhur në procesin edukativo-arsimor.

Me shumë krenari, ars. Drita Thaqi dhe ars. Melihate Plllana u vlerësuan si mësuese të dalluara, të nominuara nga DKA.

- Advertisement - m2

Ndërsa në nivel shkolle, si mësuese të dalluara u vlerësuan ars. Sevdije Bulliqi dhe ars. Sevdije Lutolli, për angazhimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në edukimin dhe arsimimin e nxënësve.

Këto vlerësime janë një shenjë mirënjohjeje për punën e tyre të palodhshme dhe një motivim për të vazhduar edhe më tej me përkushtim në misionin fisnik të mësuesit.