Drita Rexha-Mehmeti zgjidhet mësuesja më e mirë e një prej shkollave më të njohura të Mitrovicës

- Advertisement -

Një nga shkollat më të njohura në Mitrovicë, “Abdullah Shabani”, ka zgjedhur mësimdhënësen më të mirë të vitit që kaloi.

- paragrafi 1 -

Këtë çmim e nderim e mori mësuesja e njohur, Drita Rexha Mehmeti, shkruan “Jepi zë”.
Në një postim në faqen e shkollës, i thuren lavde angazhimit të mësueses me shumë përvojë.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë i shkollës:

Mirënjohjet vijnë një ditë, sado e gjatë të jetë rruga vjen koha për shpërblim.

Me datë 26 janar 2024, përmes votës së fshehtë mësimdhënësit e shkollës sonë zgjodhën që titulli “Mësimdhënës/e i/e dalluar” të ju ndahet mësueses Drita Rexha-Mehmeti.

- Advertisement -

Mësuesja Drita, me të vërtetë ndriçuat mendjet e shumë gjeneratave që me aq përkushtim edukuat, jeni dritë jo vetëm për nxënësit por edhe për gjithë kolektivin e shkollës që gjithmonë je e gatshme të ndihmosh, udhëzosh e të përkrahësh me urtësinë tuaj.

Me të vërtetë sfidohemi çdo vit për këtë zgjedhje sepse në mesin tonë veprojnë shumë mësimdhënës që gjithmonë janë në nivele superiore në kryerjen e detyrave dhe obligimeve pedagogjike, por mësuesja Drita bindi të gjithë mësimdhënësit që meriton këtë titull.

Ky vendin është mirëpritur dhe aprovuar nga Këshilli Drejtues i Shkollës.

I gjithë stafi i shkollës ju uron për titullin dhe ju dëshiron suksese në punën tuaj!