E diel, 23 Shkurt, 2025

Drita Popaj zgjedhet mësuesja më e mirë e shkollës “Liria” në Fortesë të Rahovecit

- Advertisement1-

Drita Popaj është zgjedhur mësuesja më e mirë e shkollës “Liria” në Fortesë të Rahovecit, shkruan Albanian Educaion.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

“Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë.
Nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë.”
/Sami Frashëri/

Shkolla jonë çdoherë e më shumë po krenohet me punën e palodhshme dhe përkushtimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve tanë.
Në vitin e kaluar shkollor, arritëm një rezultat të jashtëzakonshëm me marrjen e çmimit vjetor “Shaban Jashari”, i cili ndahet çdo vit nga MASHTI për nder të 7 Marsit- Ditës së Mësuesit, çmim ky që u fitua nga mësimdhënësja jonë, Meritë Xh Gashi.

Edhe në këtë vit shkollor, duke iu referuar Kërkesës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për nominimin e mësimdhënësit më të dalluar për nder të 7 marsit “Dita e Mësuesit” për vitin shkollor 2022/2023, shkolla jonë ka përzgjedhur mësimdhënësen e Gjuhës shqipe, Drita Popaj.
Përzgjedhja u bë nga Këshilli i Arsimtarëve.

Pas këtyre procedurave, mësimdhënësja jonë u përzgjodh nga Drejtoria Komunale e Arsimit si mësimdhënësja më e dalluar në komunën e Rahovecit, duke pasur parasysh që i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga MASHTI.

Mësuesja Dritë, do ta përfaqësojë shkollën dhe komunën tonë në nivel të Kosovës dhe është kandidate e denjë për çmimin tradicional
“Shaban Jashari”.

Në emrin e drejtorit të shkollës, stafit arsimor dhe nxënësve, i urojmë suksese të mëtutjeshme mësimdhënëses sonë!

- Advertisement -rrrrrrr

Me respekt: Drejtori i shkollës, Elhami Zhuniqi!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....