Drin Krasniqi i diplomuar në Harvard pritet nga ministrja Arbërie Nagavci

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci ka pritur në vizitë Drin Krasniqin, i cili vitin e kaluar ishte një nga përfituesit e skemës për mbështetje të të rinjëve që studiojnë në 150 univeristetet më të mira në botë.

- paragrafi 1 -

Nagavci thotë se Drini i ka falënderuar për mbështetjen financiare që ka marrë nga MASHT-i, shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

Drin Krasniqi ka diplomuar në Ekonomi&Qeverisje, në Harvard dhe tani punon për Ernst & Young Parthenon, një ndër katër firmat me të mëdha të shërbimeve profesionale në SHBA.

Njoftimi i plotë i Nagavcit:

Kënaqësi të pres sot në vizitë Drinin, njërin nga përfituesit e skemës që filluam vitin e kaluar për mbështetje të të rinjëve tanë, që studiojnë në top 150 universitetet më të mira në botë.

- Advertisement -

Drin Krasniqi ka diplomuar në Ekonomi&Qeverisje, në Harvard dhe tani punon për Ernst & Young Parthenon, një ndër katër firmat me të mëdha të shërbimeve profesionale në SHBA.
Planet e tij janë të kthehet dhe të kontribojë në Kosovë. Ndërkohë, është edhe anëtar i Harvard Albanian Student’s Association, themeluar në vitin 2017.

Drini na vizitoi në ministri për të shprehur falenderimin për mbështetjen financiare dhe poashtu, gatishmërinë për të kontribuar në avancimin e rezultateve në arsim apo kudo që ka nevojë.

Jam shumë e lumtur për gjithë politikat mbështetëse të Qeverisë për të rinjtë tanë e poashtu, jashtëzakonisht krenare me suksesin që po tregojnë studentët tanë.