E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Drin Bejta, 13-vjeçari nga Ferizaj – një këngëtar me karrierë të ndritshme / VIDEO

- Advertisement1-

Drin Bejta është një këngëtar tejet i talentuar. Këtë e ka dëshmuar edhe me marrjen e disa çmimeve në festivale.

Kids of Kosova (www.kidsofkosova.net) ka realizuar një intervistë me Drinin i cili flet për karrierën e deritanishme dhe planet e tij…

- Advertisement -

Kids of Kosova: Një prezantim i juaji, sa vjeçar, nga jeni, ku vijoni mësimet?

Drin Bejta: Jam 13-vjeçar nga Ferizaj, mësimet i vijoj në shkollën e mesme të ulët “Jeronim De Rada”.

Kids of Kosova: Ju merreni me këndim, a mund të na tregoni në çfarë moshe keni nisur dhe kush e zbuloi talentin tuaj?

Drin Bejta: Kam kënduar në moshë më të vogël, por talentin tim e zbuloi arsimtarja ime e muzikës Vjollca Selimi-këngëtare.

 

Kids of Kosova: Në çfare festivale keni marrë pjesë, dhe çfarë çmime keni fituar?

- Advertisement -rrrrrrr

Drin Bejta: Kam filluar të ushtroj tek mësuese Njomza Mezini që i jam mirënjohës për jetë, se prej saj mora rrugëtimin e artit. Nga aty mora pjesë në festivalin “Rising Start” në Gjilan, ku këndova live para një skene të madhe me juri ndërkombëtare. Ndërsa me këngën time të parë që titullohet “Ëndërroj” shkruar nga Njomza Mezini me kompozim “Arti rec studio”, garova në festivalin “Diamond Fest”, ku mora vendin e parë. Po me këtë këngë mora pjesë në “Albania Kids Eurovizion me TVSH-në” ku u shpërbleva me vendin e parë.

 

Kids of Kosova: Për fund, cilat janë planet tuaja për këtë vit? 

Drin Bejta: Planet e mia për këtë vit janë që të marrë pjesë në festivale me këngën e re. /Kids of Kosova/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Rrezarta Dushi: Ditën kur e kapa ditarin për herë të parë ishte pesha më e madhe e jetës time

Mësuesja Rrezarta Dushi para 15 viteve për herë të parë kapi ditarin dhe doli...

Minire Berisha, drejtoreshë e shkollës “Shkëndija” në Hajvali: Përveç pagës, të ketë shpërblime për performancën e mësimdhënësve

Minire Berisha, nga viti 2018 është drejtoreshë e shkollës "Shkëndija" në Hajvali të Prishtinës....

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

INTERVISTË| Djana Koçiaj, themeluese e shkollës “Iliria” në Londër: Të mbajmë gjallë gjuhën shqipe ndër breza edhe në diasporë

Ka një karrierë prej 30 vitesh si mësimdhënëse në disa shkolla të qytetit të...