E diel, 19 Janar, 2025

Dreka më e shijshme e së dielës, qofte me peshk dhe perime

- Advertisement1-

Mund të jetë kjo një nga të dielat kur nuk keni asnjë ide për drekën, ndoshta edhe sepse fëmijët kanë preferenca të ndryshme. Po me këtë recetë që po ju propozojmë, edhe fëmijët me naze do t’i pëlqejnë brokolin, bizelet dhe patatet e ëmbla të përziera me peshk. Mjafton t’i provojnë.

Koha 50 minuta

- Advertisement -

4 racione

Përbërësit

2 patate mesatare, të qëruara, me copa

1 patate e ëmbël mesatare, e qëruar dhe e prerë

1 kokë e vogël brokoli, e ndarë në lule

100 g bizele, plus të tjera të gatuara, për servirjen

- Advertisement -rrrrrrr

Një tufë e vogël majdanoz,e prerë trashë

Lëkura e 1 limoni, feta për servirjen

2 lugë çaji mustardë

225 g (afërsisht 3 fileto) qefull i tymosur

4 lugë gjelle miell, plus një sasi për pluhurosje

3 lugë gjelle vaj luledielli

Përgatitja

Vendos patatet në një tigan të madh me ujë të ftohtë të kripur, mbuloji dhe vëri të ziejnë. Lëri për 10 minuta sa të fillojnë të zbuten pak, por jo të gjitha. Shto brokolin dhe lëri të gatuhen për 4 minuta, pastaj shto bizelet dhe gatuaji për 30 sekonda. Kulloji dhe lëri në kullesë për t’u ftohur plotësisht. Mund të qëndrojnë në frigorifer një natë.

Hidhi në mikser elektrik. Shto majdanozin, lëkurën e grirë të limonit, mustardën, peshkun, miellin dhe erëzat. Vazhdo grirjen sa përzierja të copëtohet imët dhe të fillojë të mblidhet me toptha. Hiq thikën nga mikseri, lyeji duart me miell dhe formo 8 qofte, duke i lyer edhe ato me miell. Vendosi në një pjatë dhe vëri në ngrirje për 30 minuta sa të forcohen. Mund të mbështillen me letër dhe të ruhen në frigorifer për 2 muaj.

Nxeh vajin në një tigan që nuk ngjit. Skuqi qoftet për 5-8 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen kërce. Shërbeji me bizele shtesë dhe feta limoni.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtori i Arsimit në Deçan takon drejtorët e shkollave – ja çka biseduan

Drejtorët e shkollave në Deçan u pritën sot nga Drejtori i DKA-së, Besnik Hulaj,...

Venimi: Programi “Art, Zeje, Sport” gjatë këtij viti do shtrihet edhe në 100 shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njoftoi zgjerimin e programit “Art, Zeje, Sport”...

“Shërbimet psiko-sociale në shkolla, të mbingarkuara”

Arsimi cilësor dhe siguria në shkolla mbetet një nga sfidat më të mëdha për...

Lumnije Kqiku në ‘Top 100 Mjekët’ më të mirë në botë

Lumnije Kqiku MD, DDS, Ph.D. është mjeke dhe ligjëruese në Universitetin e Mjekësisë në...