Drejtoria e Arsimit në Rahovec thërret në takim drejtorët e shkollave – ja çfarë diskutuan

- Advertisement -

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se së bashku me ushtruesin e detyrës së drejtorit të DKA-së dhe zyrtarë të drejtorisë, zhvilluam takim me drejtorët e shkollave, koordinatorët e cilësisë dhe kryetarët e këshillave drejtues të shkollave.

- paragrafi 1 -

Ai thotë se në këtë takim u diskutua për cilësinë në arsim dhe për sigurinë në shkolla, si dhe investimet e realizuara, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi nga kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi:

Sot, së bashku me ushtruesin e detyrës së drejtorit të DKA-së dhe zyrtarë të drejtorisë, zhvilluam takim me drejtorët e shkollave, koordinatorët e cilësisë dhe kryetarët e këshillave drejtues të shkollave të komunës sonë.

Diskutuam për mbarëvajtjen e procesit mësimor, për cilësinë në arsim dhe për sigurinë në shkolla, si dhe për investimet e realizuara e ato të planifikuara për sektorin e arsimit
Përkushtimi ynë mbetet i pandryshuar: arsim cilësor dhe kushte bashkëkohore për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë.

- Advertisement -