Drejtoria e Arsimit në Prizren hap konkurs për ndarjen e bursave për studentët

- Advertisement5 -

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka hapur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e Komunës së Prizrenit, për vitin akademik 2025/2026, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Studentët e interesuar për konkurrim duhet të parashtrojnë këto dokumente:

- Advertisement - M1

1. Aplikacionin i cili merret në faqe të Komunës së Prizrenit,

2. Kopjen e letërnjoftimit, Certifikata/ekstrakti i lindjes, kopjen e ID-së së studentit.

3. Certifikatën e vitit të regjistrimit akademik 2025-2026, duke e cekur:

- Advertisement - m2

a) se është student i vitit të dytë, tretë, katërtë e pestë…
b) notën mesatare gjatë studimeve të vërtetuar nga fakulteti
c) se nuk ka vit të përsëritur gjatë studimeve
d) certifikatën e provimeve të dhëna me datat e dhënies së provimeve.

4. Vërtetimin se është fëmijë i dëshmorit, invalidit dhe veteranit të luftës së UÇK-së, i cili
dokument merret në shoqatat e dalura nga lufta.

5. Dëshminë se kandidati merr ndihmë sociale të konfirmuar me dokument nga Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Prizren (kjo vlen vetëm për ata kandidatë, që familja e tyre e gëzojnë të drejtën e asistencës sociale).

5.1 Studentët nga komuniteti RAE duhet të dëshmojnë me vërtetim se janë nga ky komunitet dhe drejtimet për këtë komunitet nuk janë të përcaktuara sipas konkursit.

6. Të drejtë konkurrimi për realizimin e bursës kanë studentët – kandidatë që janë banorë të Komunës së Prizrenit dhe të konfirmohet me certifikatën e vendbanimit, të ketë notë mesatare mbi 7.5, të cilët kanë fituar të drejtën e regjistrimit të vitit: II-III-IV-V- në vitin akademik 2025/2026 në Universitetet Publike të Republikës së Kosovës.

Detajet e konkursit mund t’i gjeni në këtë vegëz:

https://prizren.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/06/Konkurs-per-ndarjen-e-bursave-per-student-te-Komunes-se-Prizrenit-per-vitin-akademik-2025-2026

 

Shqip | English