Drejtoria e Arsimit në Prishtinë shpall 115 pozita të lira dhe zëvendësime për vitin e ri shkollor



nder titull

- Advertisement5 -

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka shpall vende të lira pune dhe zëvendësimet për personel edukativo-arsimor për vitin shkollor 2026/2027, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka publikuar konkursin për plotësimin e vendeve të lira të punës dhe zëvendësimeve për personelin edukativo-arsimor në institucionet arsimore të kryeqytetit për vitin shkollor 2026/2027.

- Advertisement - M1

Sipas konkursit, janë shpallur pozita të lira dhe zëvendësime në një numër të konsiderueshëm shkollash fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, duke përfshirë vende pune për motra edukatore, edukatorë, mësues të ciklit klasor dhe mësimdhënës të lëndëve të ndryshme.

Pozitat e hapura përfshijnë lëndë si gjuhë shqipe, gjuhë angleze, gjuhë gjermane, histori, edukatë qytetare, gjeografi, matematikë, biologji, fizikë, TIK, edukatë muzikore, edukatë fizike, art figurativ, elektroteknikë, arkitekturë, piano, violinë, valle popullore, kontabilitet, ekonomi, administratë, sekretari dhe fusha të tjera profesionale.

Vendet e punës janë shpallur si pozita të rregullta ashtu edhe për zëvendësim, në varësi të nevojave të institucioneve arsimore. Konkursi përfshin shkolla të ndryshme të Prishtinës, ndër to “Dardania”, “Iliria”, “Hasan Prishtina”, “Pavarësia”, “Elena Gjika”, “Shkëndija”, “Nexhmi Mustafa”, “Faik Konica”, “Ali Sokoli”, “28 Nëntori”, “Prenk Jakova” dhe institucione të tjera arsimore.

- Advertisement - m2

Të interesuarit mund të aplikojnë në përputhje me kriteret dhe afatet e përcaktuara nga Drejtoria e Arsimit, ndërsa dokumentacioni i kërkuar dhe detajet për secilën pozitë janë të publikuara në konkursin zyrtar.

Ky konkurs synon sigurimin e kuadrove të nevojshme për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor në shkollat e Komunës së Prishtinës gjatë vitit të ardhshëm shkollor.

1 1

2 2

3 2

4 3

5 3

Shqip | English