Drejtoria e Arsimit në Prishtinë i ka kërkuar shkollave që t’u mundësojnë shtëpive botuese të licencuara nga MASH prezantimin e botimeve të tyre në ambientet e shkollës.
“Qëllimi është që mësimdhënësit dhe aktivet profesionale të njihen nga afër me tekstet shkollore, përmbajtjen dhe qasjen metodike të tyre, në mënyrë që procesi i përzgjedhjes të jetë sa më transparent, profesional dhe i bazuar në vlerësim”, thuhetnë njoftim.
Sipas tyre, prezantimet kanë karakter informues dhe nuk përbëjnë vendim për përzgjedhjen e teksteve.
Njoftimi i plotë:
📚 Njoftim
Në kuadër të procesit të përzgjedhjes së teksteve shkollore, të gjitha shkollat e Kryeqytetit obligohen t’u mundësojnë shtëpive botuese të licencuara nga MASh prezantimin e botimeve të tyre në ambientet e shkollës.
Qëllimi është që mësimdhënësit dhe aktivet profesionale të njihen nga afër me tekstet shkollore, përmbajtjen dhe qasjen metodike të tyre, në mënyrë që procesi i përzgjedhjes të jetë sa më transparent, profesional dhe i bazuar në vlerësim.
Këto prezantime kanë karakter informues dhe nuk përbëjnë vendim për përzgjedhjen e teksteve. Vendimi përfundimtar merret sipas procedurave dhe kritereve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit.
Afati i dorëzimit: 09 korrik, deri në orën 18:00.