Drejtoria e Arsimit në Prishtinë me njoftim të rëndësishëm

- Advertisement5 -

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka njoftuar se me datën 16 maj 2026, në objektin e SHML “Gjimnazi i specializuar matematikor” dhe “Xhevdet Doda”, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, do të organizojë “Garën e Diturisë – Prishtina 2026”, shkruan AlbanainEducation.net.

- paragrafi 1 -

Gara e diturisë organizohet për tetë lëndë: Gjuhë shqipe dhe letërsi, Gjuhë angleze, Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji, Histori, Gjeografi, si dhe gjuhë turke për nxënësit e komunitetit turk.

- Advertisement - M1

Njoftimi nga DKA në Prishtinë:

NJOFTIM

Me datën 16 maj 2026, në objektin e SHML “Gjimnazi i specializuar matematikor” dhe “Xhevdet Doda”, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, do të organizojë “Garën e Diturisë – Prishtina 2026”.

- Advertisement - m2

Gara e diturisë organizohet për tetë lëndë: Gjuhë shqipe dhe letërsi, Gjuhë angleze, Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji, Histori, Gjeografi, si dhe gjuhë turke për nxënësit e komunitetit turk.

Kjo garë do të mbahet vetëm për nxënësit e klasës së IX të shkollave publike, të cilët kanë treguar rezultate të larta në shkollat e tyre. Secila shkollë do të marrë pjesë në gara, vetëm me nga një nxënës për lëndë.

Testi dhe gjithë procesi i garës së diturisë “Prishtina 2026”, do të administrohet dhe monitorohet nga zyrtarët e Drejtorisë Komunale të Arsimit.

Qëllimi dhe organizimi i garave me karakter të tillë, është përmirësimi i cilësisë në arsim në përgjithësi, identifikimi i talenteve të ri, nxjerrja në pah e shkathtësive, kompetencave të arritura në shkencat natyrore dhe shoqërore dhe mbështetja e tyre drejt avancimit dhe zhvillimit profesional.

Shqip | English