Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka njoftuar se shkollat e mesme të larta në Kryeqytet kanë filluar shpalljen e kërkesave për oferta për organizimin e ekskursioneve të maturantëve, në përputhje me UA 02/2016, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i plotë:
📢 NJOFTIM
Të nderuar nxënës, prindër dhe operatorë ekonomikë,
Ju njoftojmë se shkollat e mesme të larta në Kryeqytet kanë filluar shpalljen e kërkesave për oferta për organizimin e ekskursioneve të maturantëve, në përputhje me UA 02/2016. 🎓✈️
Të gjitha detajet lidhur me kriteret, itinerarin dhe afatet mund t’i gjeni në kanalet zyrtare të komunikimit të shkollave përkatëse, si:
• njoftimet e brendshme në shkolla 🏫
• hapësirat informuese të shkollave 📌
• faqet zyrtare në Facebook 💻
Ky proces ka për qëllim sigurimin e transparencës së plotë dhe garantimin e sigurisë maksimale për nxënësit tanë. 🔒
Ju ftojmë që të ndiqni rregullisht njoftimet e shkollave për t’u informuar me kohë. ⏰
Me respekt,
Drejtoria e Arsimit – Prishtinë