E hënë, 20 Janar, 2025

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë hap edhe një konkurs

- Advertisement1-

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka shpallur konkurs për regjistrim në arsimin e mesëm profesional për të rritur.

Konkursi vlen për shkollat profesionale: “28 nëntori”, “Hoxhë. K Prishtina”, “7 shtatori”, “Abdyl Frashëri”, dhe “Gjin Gazulli”.

- Advertisement -

Në programin “Arsimi për të rritur” në shollat e mesme të larta, vijuesve u mundësohet që një vit të plotë shkollor ta përfundojnë në afat prej 18 javë mësimi.

Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë ata që kanë kaluar moshën për të qenë nxënës të rregullt.

Shkollimi në nivelin e arsimit të mesëm të lartë është me pagesë: Për regjistrim të vitit 100 euro, për praktikë profesionale 50 euro, provim diferencial 10 euro, dhe provimi përfundimtar 50 euro.

Diplomat që merren në programin “Arsimi për të rritur” janë të barasvlefshme me diplomat e arsimit formal.

Konkursi do jetë i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...