Drejtoria e Arsimit në Prishtinë diskuton për mësimin tërëditor – fokusi te cilësia dhe qëndrueshmëria

- Advertisement -

Drejtoria Komunale për Arsim në Prishtinë ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të modelit të mësimit tërëditor. Përmes një punëtorie gjithëpërfshirëse, ku morën pjesë drejtorë shkollash, koordinatorë të mësimit tërëditor dhe stafi profesional i DKA-së, u hodh dritë mbi ecurinë e deritanishme, sfidat nga terreni dhe mundësitë për avancim të mëtejshëm.

- paragrafi 1 -

Ky takim shënon një angazhim të qartë institucional për të ndërtuar një sistem arsimor më cilësor, të qëndrueshëm dhe të përshtatur me nevojat e çdo nxënësi në Kryeqytet.

- Advertisement -

 Njoftimi i plotë:

Mësimi Tërëditor – Diskutim për Cilësinë, Qëndrueshmërinë dhe të Ardhmen e Arsimit në Kryeqytet 🔍💬📈

Në organizim të Drejtorisë Komunale për Arsim në Prishtinë, sot u mbajt një punëtori pune me drejtorë shkollash, koordinatorë të mësimit tërëditor dhe stafin profesional të DKA-së.
Qëllimi i këtij takimi ishte i qartë: të analizohet ecuria e deritanishme, të ndahen përvojat nga terreni dhe të diskutohen hapa konkretë për rritjen e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së këtij modeli mësimor.

- Advertisement -

🤝 Nën drejtimin e drejtorit të DKA-së, z. Samir Shahini, i cili me përkushtim e vizion po udhëheq transformimin e arsimit në Kryeqytet, kjo punëtori shënoi një tjetër hap drejt një sistemi më gjithëpërfshirës dhe funksional. Vëmendja e tij e vazhdueshme ndaj inovacionit dhe mirëqenies së nxënësit mbetet themel i këtij procesi.

🔎 Diskutimet u fokusuan në disa shtylla kyçe të mësimit tërëditor:

✔️ Përmbajtja mësimore,

✔️ Strukturimi i ditës shkollore,

✔️ Aktivitetet jashtëkurrikulare,

✔️ Përgatitjet për vitin e ri shkollor 2025/26.

📍 Gjatë takimit u prezantuan edhe praktika të suksesshme nga shkolla të ndryshme të Prishtinës, të cilat u vlerësuan si modele që mund të përsëriten edhe në shkolla të tjera.

📚 Mësimi tërëditor vazhdon të jetë ndër prioritetet strategjike të Drejtorisë – jo vetëm si ⏰ zgjatje e ditës mësimore, por si një 🌟 përvojë e plotë që e vendos nxënësin në qendër të zhvillimit akademik, social dhe emocional.