Drejtoria e Arsimit në Gjilan me njoftim shumë të rëndësishëm për mësimdhënësit

- Advertisement -

Drejtoria e Arsimit në Gjilan ka njoftuar se mësimdhënësit kandidatë për Asamble në zgjedhjet e 12 tetorit, janë të obliguar që të pezullojnë marrëdhënien e punës (pa pagesë) duke filluar nga data 05 tetor ( 7 ditë para fillimit zyrtar të fushatës), deri më 17 tetor, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

NJOFTIM me rëndësi për mësimdhënësit kandidatë për Asamble në zgjedhjet e 12 tetorit.
Duke u bazuar në dispozitat ligjore në fuqi dhe në afatet e përcaktuara nga KQZ lidhur me fushatën zgjedhore, ju njoftojmë se:

Zyrtarët publikë, respektivisht punonjësit e IEA-ve që janë kandidatë për këshilltarë komunal, janë të obliguar që:

• Të pezullojnë marrëdhënien e punës (pa pagesë) duke filluar nga data 05.09.2025 (7 ditë para fillimit zyrtar të fushatës).

- Advertisement -

• Ky pezullim vlen deri më 17.10.2025 (5 ditë pas përfundimit të fushatës zgjedhore).