Drejtoria e Arsimit në Gjakovë në prag të përfundimit të mësimit në gjysmëvjetorin e dytë shkollor, ka falënderuar drejtorët, profesorët, punëtorët administrativ dhe punëtorët ekniko-shërbyes për angazhimin, përkushtimin e tyre, shkruan AlbanianEducation.net.
Në mesazh thuhet se përkundër sfidave, së bashku kanë arritur rezultate të rëndësishme në shërbim të nxënësve dhe cilësisë së arsimit.
Kjo drejtori thotë tutje se nga shtatori do të vazhdojnë me përkushtim edhe më të madh për të përmirësuar procesin edukativo-arsimor dhe bashkëpunimin me prindërit.
Postimi i plotë:
Të nderuar drejtorë/esha, profesorë/esha, punëtorë administrativë dhe punëtorë tekniko-shërbyes të shkollave të mesme të larta.
Me rastin e përfundimit të mësimit në gjysmëvjetorin e dytë shkollor, ju falënderoj sinqerisht për angazhimin, përkushtimin dhe punën tuaj.
Përkundër sfidave, së bashku kemi arritur rezultate të rëndësishme në shërbim të nxënësve dhe cilësisë së arsimit. Nga shtatori do të vazhdojmë me përkushtim edhe më të madh për të përmirësuar procesin edukativo-arsimor dhe bashkëpunimin me prindërit.
Faleminderit për kontributin dhe bashkëpunimin tuaj të çmuar.
Me respekt,
Drejtoria e Arsimit-Gjakovë