Drejtoria e Arsimit në Gjakovë: Faleminderit drejtorëve për menaxhimin, mësimdhënësve për punën dhe përkushtimin

- Advertisement -

Drejtoria e Arsimit në Gjakovë ka falënderuar drejtorët e shkollave për menaxhimin e tyre si dhe të gjithë mësimdhënësit për punën dhe përkushtimin gjatë këtij viti, shkruan Albanianaeducation.net.

- paragrafi 1 -

Postimi i DKA-së në Gjakovë:

- Advertisement -

Të dashur nxënës dhe prindër,
sot përfundon viti shkollor 2023/2024.

Së pari falenderojmë drejtorët e shkollave për menaxhimin e tyre si dhe të gjithë mësimdhënësit për punën dhe përkushtimin gjatë këtij viti.

Poashtu, falenderojmë edhe punëtorët tekniko shërbyes të cilët kujdesen për higjienën dhe mirëmbajtjen e shkollave pa të cilët nuk do të kishim objekte aq të mira.

- Advertisement -

Në tërë këtë proces pjesë e rëndësishme janë edhe prindërit të cilët ofrojnë bashkëpunimin e tyre për shkollat.
Suksese të gjithëve.
Shihemi në shtator 🌹.